Qeveria miratoi dekret për ndalimin e gjitha veprimeve për zbatimin e zgjedhjeve

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u caktuan për më 12 prill definitivisht janë anuluar në kohë të pacaktuar. Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e djeshme ka miratuar dekret me fuqi të ligjit për ndalimin e të gjitha veprimeve për zbatimin e zgjedhjeve dhe për të gjitha çështjet lidhur me procesin zgjedhor, njofton Portalb.mk.

“Këtë vendim Qeveria e miratoi për shkak të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme për parandalimin e shpërndarjes së virusit korona dhe për shkak se Kuvendi nuk mblidhet që ta shfuqizojë Kuvendin pas shpërndarjes”, thuhet ë kumtesën e Qeverisë.

Me dekretin, Qeveria e obligon Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve që ta sigurojë dhe ruajë dokumentacionin ekzistues deri në vazhdimin e zbatimit të veprimeve zgjedhore dhe zgjedhjeve, të cilat do të vazhdojnë pasi që të ndalohet gjendja e jashtëzakonshme.

Dekreti gjithashtu, e obligon KShZ-në që në afat prej një dite deri në ndalimin e gjendjes së jashtëzakonshme në publikojë në ueb-faqen e saj afate të reviduara për vazhdimin e veprimeve zgjedhore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button