Pallati i kulturës Tetovë: Sjell naftë dhe organizo!

Pallati i kulturës në Tetovë akoma është duke u përballur me problemin e naftës për ngrohje qendrore. Edhe pas paralajmërimeve të shumta nga ana e Ministrisë së  kulturës se brenda disa ditëve do të sillet nafta për  këtë institucion, ka kaluar një kohë e gjatë që nafta nuk është sjellë.

Burime të Portalb nga ky institucion thonë se për organizimet që pritet të mbahen në qendrën për kulturë në Tetovë, ky institucion ka arritur një marrëveshje me organizatorët  ku ata në vend të pagesës do të sjellin naftë. 

Rasti i fundit ka të bëjë me anulimin e koncertin e këngëtares Elina Duni për të cilën është ndryshuar lokacioni mu për këtë arsye. Ndërsa në rastin e Universitetit Shtetëror të Tetovës për organizimin e shënimit të 18 vjetorit të themelimit të këtij universiteti,  ai ka siguruar 4 ton naftë dhe e njëjta pritet të ndodhë të shtunën në kongresin e parë të Rilindjes Demokratike Kombëtare.

Ditë më parë  drejtori i pallatit të kulturës Haki Fazliu tha se ka premtime nga ana e Ministrisë se mjetet do të lëshohen për këtë qëllim por një gjë e tillë vështirë se do të realizohen në praktikë pasi që do të duhet të shpallet edhe tender për furnizim me naftë për pallatin dhe kjo do të marrë kohë.  

“Mos funizimi do të vazhdojë si duket sepse kjo nuk është punë që kryet brenda ditës, ata duhet ti rijnë pas marrëveshjes. Por pasojat vetë do ti bartin sepse ne si institucion kemi të nënshkruara kontrata ku parashihen edhe dëmshpërblimet e palëve të dëmtuara dhe ajo shumë është shumë më e madhe se sa mjetet e nevojshme të furnizimit me naftë”, tha Fazliu./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button