Thaçi: FSK-ja e gatshme të ofrojë ndihmë për Zagrebin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është solidarizuar me Kroacinë, pas tërmetit të fuqishëm që goditi Zagrebin mëngjesin e së dielës.

Thaçi përmes një postimi në rrejtin social Twitter, tha se Forcat e Sigurisë së Kosovës janë të gatshme të ofrojnë ndihmë emergjente.

Presidenti i Republikës së Kosovës të lënduarve nga shembjet e shkaktuara prej tërmetit i uroi shërim sa më të shpejtë.

Tërmeti me magnitudë 5.4 shkallë të Rihterit me thellësi 10 kilometra, ka goditur veriun e Zagrebit të dielën, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme të ndërtesave, veturave si dhe daljen e njerëzve në rrugë nga paniku i madh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button