Në Tabanoc konfiskohen 25 kilogramë marihuanë

Doganierët e Maqedonisë dje në mesditë kanë penguar një tentim për kontrabandimin e 25 kilogramëve marihuanë të cilësisë të lartë, gjatë kontrollit të një automjeti në vendkalimin kufitar Tabanoc.

Droga që është gjetur në automjet në dalje nga Maqedonia nël Tabanoc ka dashur ta kontrabandojë në Itali V.K., shtetas shqiptar, i cili paraprakisht e ka marrë nbga Shqipëria. Vlera e marihuanës së konfiskuar në treg është vlerësuar në vlerë prej 100.000 euro.

Drejtori i Drejtorisë doganore Vanço Kargov informoi se pnonjësit doganorë gjatë kontrollit të hollësishëm të automjetit “Lançia” me targa shqiptare kanë konfirmuar se e gjitha është ngjitur paketime marihuanë nga gjysmë kilogram.

Paketimet kanë qenë të mbushura me marihuanë të thatë e vendosur në qese polietelike, e ngjitur me shirit të gjërë ngjitës i tejduskhëm.

Nga sasia e dorgës së konfiskuar prej 25 kilogramësh mund të bëhen rreth 8.000 doza ditore marihuanë.

Kundër të dyshuarit Drejtoria doganore do të dorëzojë kallëzim penal për vepër të kryer penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në shitje të drogave narkotike, substancave psikotropikale dhe prekursorë”./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button