MPB: Gjatë 2012-ës plot 140 incidente në shkolla

Që nga fillimi i 2012-ës policia ka evidentuar 140 incidente nëpër shkolla, prej të cilave 77 në Shkup. Pas kryeqytetit renditet Tetova, Manastiri, Ohri dhe disa komuna të tjera më të mëdha.

Sipas rezultateve të projektit të cilin e organizon MPB, Ministria e Arsimit dhe BNJVL-ja, dhuna në shkollat vendore gjoja shënon rënie.

“Deri më 31 nëntor, MPB ka ngritur kallëzime penale kundër 16 kryerësve për vepra të ndryshme penale, si dhe 53 kërkesa për procedurë kundërvajtëse kundër 128 kryerësve, në të shumtën e rasteve për sulm fizik.

Lëndime trupore gjatë incidenteve kanë marrë 130 persona, prej të cilëve tek 11 ato kanë qenë më të rënda.

Në një rast është përdorur revole sinjalizuese, ndërsa në 12-të janë përdorur sende të forta dhe të mprehta, ndërsa në 124 raste është përdorur forcë fizike, theksoi ministrja Gordana Jankullovska. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button