Flokë si në reklama, ja si t’i arrini!

Nuk ka rëndësi se cili është qëllimi për flokët tuaj, ju e doni atë në formën e tij më të mirë. Të shkëlqejë, i rëndë, i shëndetshëm për të gjitha gjatësitë që keni. Por nëse po mundoheni të rrisni flokët dhë të parandaloni dëmtimin, ndoshta do t’ju duhet të provoni disa metoda të tjera.

Sekreti #1- Merrni vitamina
Specialistëve të flokëve u pëlqen të na kujtojnë, se është e pamundur të rrisim ritmin me të cilën rritet floku. Rritja mesatare e flokut është 1.2 cm në muaj, ose duke marrë suplemente vitaminash, mund të rrisim shpejtësinë e rritjes në 1.9 cm në muaj.

Ekzistojnë shumë shishe e kuti me emrin “Për flokët” në etiketë, por nuk janë njësoj. Në fillim, merrni multivitamina të cilat përfshijnë të gjitha nevojat e trupit tuaj. Më pas mund të shqetësoheni për nevoja më specifike të flokut.

Floku pëlqen në vecanti komplekset e vitaminave B, biotin , acid folik , acid pantotenik, hekur, zink, vaj nga bërthama e lirit kelp( leshterik) dhe silicë. Nëse doni të garantoheni, se floku po merr atë cfarë ka nevojë, përdorni dhe amino acide.
Floku është nënprodukt i trupit tuaj. Nëse trupi operon me ushqimet më të mira, atëherë mund të prodhojë një produkt më të mirë

Sekreti #2 – Masazhimi i lëkurës së kokës
Masazhimi i kokës për 5 minuta në ditë, mund të forcojë flokun tuaj, t’a trashë dhe t’a rrisë atë më tepër. Mund ta bëni si të dëshironi; më flokë të thatë, ose të pëdorni një vaj ose trajtim skalpi për t’ju ndihmuar. Mund t’a provoni edhe gjatë larjes kur i keni flokët me shampo.
Masazhi stimulon furnizimin e kësaj pjese me gjak. Gjaku sjell ushqyesit në folikula dhe i ndihmon ato të kryejnë funksionin e tyre. Si dobi ekstra, masazhimi i skalpit  është dhe zvoglues stresi. Më pak stres=flokë edhe më të bukur.

Mos harroni, të përdorni gjithmonë  gishtërinjtë, dhe asnjëherë thonjtë. Shpërndajini gishtat larg njëri tjetrit dhe vendosini mirë mbi kokë. Filloni nga baza e qafës dhe ecni sipër deri reshti i flokëve afër ballit.  Lëvizni në formë rrethore. Mund të ndjeni si shpim, por kjo do të thotë qarkullim më i mirë.

Sekreti #3 – Ngrijini flokët lart më shpesh
Shumë njerëz nuk e kuptojnë këtë. “ Pse duhet të kem flokë të gjata nëse do i mbaj lart gjithmonë”? Duhet të keni pasi kështu janë më  të bukur, të shëndetshëm dhe të gjatë. Sa herë i mbani flokët poshtë të lëshuar, i ekspozoni ndaj dëmtimeve mjedisore. Ekspozohen ndaj ajrit, i cili i than ato. Era i ngatarron, dhe kjo e fundit i dëmton edhe më shumë.Floku i lëshuar fërkohet dhe me veshjet, të cilat e thajnë atë dhe më tepër.
Mundohuni ti mbani flokët e kapur, të paktën 50% të kohës. Në fund të muajit, do të shikoni më pak tharje dhe dëmtime.

Sekret #4 – Mos i neglizhoni majat e djegura
Kjo është një mënyrë që më është dashur ta mësoj me kalimin e kohës. “ Nëse dua të zgjas flokët, pse ti pres?” Ky është gabim shumë i madh. Nëse flokët janë më të hollë në fund dhe të dëmtuar, atëherë është koha e gërshërës. Kur  i prisni, fundet janë të buta, me shkëlqim dhe të trasha. Fundet e flokëve janë pjesa më e vjetër, e thatë dhe e dëmtuar e kokës. Nuk ka rëndësi se sa të kujdesshëm jeni me flokët, fundet ndahen dhe mund të dëmtojnë flokun.
Prerja e majave ndihmon dhe të mbani formën e flokëve. Nëse floku nuk rritet në mënyrë të barabartë, pas pak muajsh modeli juaj do të kthehet në një rrëmujë të vërtetë.
Është e këshillushme të prisni pak fare majat cdo 2-3 muaj, sesa të hiqni më rrallë gjithë ato flokë të dëmtuar.

Sekreti #5 – Zbuloni hilet që funksionojnë për ju
Me shumëllojshmërinë e këshillave të flokëve që qarkullojnë kudo, është bërë paksa e vështirë për të kuptuar se cila funksionon për ju. Mënyra e vetme që ta kuptoni, është që ti provoni. Më poshtë janë disa këshilla të miat të preferuara, që ndoshta nuk i shihni shpesh. Zgjidhni një ose dy, dhe provojini për 2 javë në muaj. Më pas vendosni nëse është përgjigjja për flokë të mrekullueshëm..

Sekreti #6 – Flini më jastëk saten që të parandaloni dëmtimet nga ngatarresat
Nëse floku juaj është i dëmtuar përdorni trajtim me proteina, një herë në javë.
Zgjidhni një furcë me qime të kujdesshme për krehje .
Zëvëndësoni krëhrin plastik me atë prej druri. Krëhrat plastikë kanë shtresa myku të cilat dëmtojnë kutikulën e flokut.

Për shpëlarjen e fundit përdorni ujë të distiluar. Uji i cezmës lë pas depozita mineralesh në flokë, duke e dëmtuar atë edhe më shumë.
Nëse floku juaj është shumë i thatë, mos e lani atë cdo ditë.
Nëse keni flokë normal, ose të hollë, qëndroni larg shampove që japin volum dhe premtojnë trashësim. Ato jua thajnë flokun.

Qëndroni larg aksesorëve të flokut që kanë në mes tyre metal.
Askush nuk tha se të pasurit flokë të shëndetshëm dhe të bukur, do të ishte e thjeshtë. Ka nevojë për kohë dhe eksperimentim. Por për sa kohë, floku zë një pjesë të rëndësishme në pamjen tuaj, ia vlen mundimi./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button