Festa që dyshohet se përhapi masivish coronavirus në Lombardi

Ajo që u konsiderua si një nga festat më të mëdha të Bergamos, po kthehet në tragjedi. Atalanta mundi Valencian në një ndeshje të vlefshme për Champions League, e cila u luajt më 19 shkurt në stadiumin “San Siro”, të Milanos, shkruan Euronews, transmeton Portalb.mk.

Atalanta është ekip i Bergamos, qytet me 122 mijë banorë dhe 1/3 prej tyre ishte atë mbrëmje në Milano, pasi në stadium gjendeshin 43 mijë tifozë të tyre.

Përfundimi i ndeshjes me rezultatin 4-1, bëri që mbrëmja të ishte në një festë të madhe, por askush nuk e kishte menduar se do të kthehej në një “bombë”.

Në stadium kishte dhe shumë të moshuar të cilët e kishin ndjekur ekipin e tyre që kur luante në Seria B dhe Seria C.

Sipas autoritetit për mbrojtjen civile në Itali, kjo ndeshje mund të jetë bërë shkak për përhapjen masive të coronavirusit në Lombardi, madje dhe me pasoja për Spanjën, pasi kishin udhëtuar 2 500 tifozë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button