Ka vdekur ylli i muzikës amerikane Kenny Rogers

Ylli i muzikës amerikane Kenny Rogers ka ndërruar jetë në moshën 81 vjeçare, siç është bërë e ditur nga familjarët e tij, shkruan REL.

Rogers ka kryesuar në top listat e muzikës country dhe pop në vitet e 70-ta dhe të 80-ta si dhe ka fituar tri çmime Grammy.

I njohur për zërin e tij të ngjirur dhe baladat si The Gambler, Lucille dhe Coward of the Country, Rogers zhvilloi karrierë për më shumë së gjashtë dekada.

Në njoftimin e familjes, theksohet se ai ka lënë gjurmë në historinë e muzikës amerikane. Rogers po ashtu kishte udhëhequr disa biznese, kryesisht pronësore dhe gastronomi.

Ai ishte martuar pesë herë dhe kishte pesë fëmijë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button