Hapet nënstacion i ri i rrymës elektrike në Kumanovë

EVN Maqedoni hapi nënstacionin (transformatorin) e ri në fshatin Sllupçan – komuna e Likovës. 400kVa është nënstacioni i ri i cili do të mundësojë furnizim më të besueshëm të energjisë elektrike për banorët dhe komplekset industriale tek bunarët e Sllupçanit në fshatin Sllupçan.

Në ceremoninë e nisjes të nënstacionit të ri në fshatin Sllupçan të pranishëm ishin ministri i ekonomisë Valon Saraqini, përfaqësues nga qeveria lokale dhe EVN Maqedoni. 

Me ndërtimin e këtij objekti do të shkrihet furnizimi i energjisë elektrike edhe tek përdoruesit e fshatit Opae dhe në vendbanime të tjera në këtë regjion, ku do të përmirësohet sigurimi i furnizimit të energjisë elektrike në regjionin e Likovës, u shpreh ministri i ekonomisë Valon Saraqini.

Për ndërtimin e nënstacionit të ri në fshatin Sllupçan me tension të mesëm, me gjatësi të rrjetit 1500 m, është investuar 4 milionë denarë.

Në vitin 2013, EVN Maqedoni do të vazhdojë me investimet e saja në shpërndarjen e rrjetit në regjionin e Kumanovës dhe Likovës në mënyrë që të përmirësohen tensionet dhe siguria e furnizimit të energjisë elektrike./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button