Sot, Dita Botërore e Sindromës Down, 10 fakte që duhet të dini

Synimi i kësaj dite është ndërgjegjësimi, informimi si dhe promovimi për personat që kanë këtë sindromë në mënyrë që të jetojnë me dinjitet dhe për të qenë aktivë e pjesëmarrës në komunitetin dhe shoqërinë ku jetojnë. Muaji tetor, ka qenë muaji i sensibilizimit për sindromën Down, shkruan revista Class.

Një rezolutë për ta përcaktuar 21 Marsin si ditën ndërkombëtare të sindromës Down është adaptuar me konsensus nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në dhjetor të vitit 2011. Lidhur me sindromën Down janë disa fakte të cilat janë karakteristike për të gjithë njerëzit, që mbartin këtë sindromë:

  1. Individët me sindromën Down kanë 47 kromozome në vend të 46 kromozomeve që kanë individët pa këtë sindrome. Si ndodh kjo? Ata kanë një kopje shtesë të kromozomit te 21-të.

 

  1. Sindroma Down nuk është një sëmundje (dhe as diçka që ngjitet). Ajo është një kusht gjenetik (çrregullim kromozomik), i shkaktuar nga prania e një kromozomi shtesë në kromozomin e 21. Faktori gjenetik tek çdo njeri është gjithashtu përcaktues i ngjyrës së flokëve, syve dhe gjatësisë.

 

  1. Quhet sindroma Down, jo Down-et, dhe individët që kanë sindromën Down nuk janë sindroma Down. Sindroma Down nuk përcakton individin, ajo është thjesht një pjesë e asaj çka janë këta individë.
  2. Individët nuk kanë sindromën Down “të lehtë” ose “të rëndë”. Aftësia nuk varet nga kushti gjenetik por nga individi. Individët ose e kanë sindromën Down ose nuk e kanë atë.

 

  1. Ndryshe nga perceptimi i krijuar, individët me sindromën Down nuk janë gjithmonë të lumtur. Ata përjetojnë çdo emocion.

 

  1. Fëmijët me sindromën Down kalojnë në të njëjtat stade zhvillimi si fëmijët që nuk e kanë këtë sindrome. Ku qëndron ndryshimi mes tyre? Krahasuar me bashkëmoshatarët e tyre, fëmijëve me sindromën Down i nevojitet më shumë kohë dhe punë e asistuar nga familja dhe profesionistët e shërbimeve terapeutike, për të arritur gurët kilometrike të zhvillimit, si psh., rrotullimin, të qëndruarin ulur, zvarritjen, të ecurit, të folurit etj.

 

  1. Ndonëse ka disa tipare fizike karakteristike tek individët me sindromën Down, këta individë ngjasojnë me shumë me familjarët e tyre sesa me njëri-tjetrin.

 

  1. Tiparet e fytyrës së një individi nuk përcaktojnë aftësinë kognitive të tij. Vetëm sepse dikush ka disa prej tipareve fizike karakteristike të sindromës Down, nuk do të thotë qe ka nivel inteligjence më të ulët. Gjithashtu dhe sepse dikush ka tipare fizike të sindromës Down pak më të dallueshme, nuk do të thotë që inteligjenca e tyre është më e lartë.

 

  1. Do të merrni atë çka prisni dhe nuk do të zhgënjeheni! Thjesht sepse një fëmijë ka sindromën Down, kjo nuk do të thotë që ata nuk janë të aftë të sillen mire ose te ndjekin udhëzimet. Fëmijët me sindromën Down janë të zgjuar. Atyre ju duhen disa minuta për të kuptuar pritshmëritë (apo komandat) për të reaguar apo përgjigjur.

 

  1. Janë tre lloje të sindromës Down.1. “Trizomia 21 e pashkëputur” është më e hasura. Të gjitha qelizat kanë një kromozom shtesë. 2. Sindroma Down e formës “Translokacion”, ndodh kur një pjesë kromozomit 21 bashkëngjitet (translokohet) në kromozomet e tjera. Fëmijët me sindromën Down të formës translokacion kanë zakonisht dy kopje të kromozomit 21, por ata gjithashtu kanë material shtesë nga kromozomi 21 i bashkëngjitur kromozomit të translokuar. 3. Sindroma Down e formës Mozaik, ndodh kur disa qeliza kanë një kromozom shtes, por qelizat e tjera në trup janë me 46 kromozome.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button