Turqia ndërpreu fluturimet edhe me 46 vende të tjera

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës së Turqisë ka njoftuar se në kuadër të masave kundër koronavirusit të ri (Covid-19) sot ka ndërprerë fluturimet edhe me 46 vende të tjera, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria turke ka njoftuar masat e reja lidhur me transportin ajror, ku sipas kësaj duke filluar nga sot në orën 15:00 sipas kohës lokale janë ndërprerë fluturimet edhe për 46 vende të tjera. Me këtë arrin në 68 numri i vendeve me të cilat Turqia ka ndaluar fluturimet.

Bashkë me Rusinë, Katarin dhe Libinë që kanë vendosur ndërprerjen e fluturimeve drejt Turqisë, arrin në 71 numri i vendeve me të cilat është ndërprerë trafiku ajror, njpfton ministria.

Përfshirë vendimin e marrë së fundmi, 68 vendet me të cilat Turqia ka mbyllur trafikun ajror të fluturimeve janë si më poshtë:

Gjermania, Angola, Austria, Azerbajxhani, Bangladeshi, Belgjika, Emiratet e Bashkuara Arabe, Mbretëria e Bashkuar, Algjeria, Xhibuti, Çadi, Çekia, Kina, Danimarka, Republika Dominikane, Ekuadori, Guinea Ekuatoriale, Maroku, Bregu i Fildishtë, Filipinet, Finlanda, Franca, Guatemala, Koreja e Jugut, Gjeorgjia, India, Holanda, Iraku, Irani, Irlanda, Spanja, Suedia, Zvicra, Italia, Kameruni, Kanadaja, Mali i Zi, Kazakistani, Kenia, Qiproja Turke, Kolumbia, Kosova, Kuvajti, Maqedonia e Veriut, Letonia, Libani, Hungaria, Egjipti, Mongolia, Moldavia, Mauritania, Nepali, Nigeri, Norvegjia, Uzbekistani, Panamaja, Peruja, Polonia, Portugalia, Sllovenia, Sri Lanka, Sudani, Arabia Saudite, Tajvani, Tunizia, Ukraina, Omani dhe Jordania.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button