RMV, Si të mbrohen të dhënat personale në rrethanat specifike që lidhen me virusin korona

Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Republikës së Maqedonisë së Veriut duke pasur parasysh situatën e re me virusin korona, ka publikuar në faqen e saj të internetit disa rekomandime se si të procedohet në rrethana të tilla specifike, dhe në përputhje me Ligjin e ri për mbrojtje të të dhënave personale, njofton MIA, transmeton Portalb.mk.

Masat e parandalimit të virusit korona të aplikuara nga institucionet shtetërore, ndërmarrjet private dhe organizatat mund të përfshijnë përpunimin e të dhënave personale siç janë emri, adresa, puna, të dhënat e udhëtimit, përfshirë kategoritë specifike të të dhënave personale siç janë të dhënat personale për shëndetin e njeriut.

“Është e nevojshme të theksohet se Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale nuk është aspak pengesë për zbatimin e masave për ruajtjen e shëndetit publik, por sidoqoftë është e nevojshme të merren parasysh disa rekomandime vijuese, përkatësisht ligjshmëria e përpunimit të të dhënave personale, transparenca, konfidencialiteti dhe siguria e të dhënave, vëllimi minimal i të dhënave dhe përgjegjësia. Sa i përket ligjshmërisë, kur kontrollorët veprojnë sipas vendimeve dhe masave për parandalimin e koronavirusit të miratuar me ligj, neni 10 paragrafi 1 rreshti 5 dhe neni 13 paragrafi 2 rreshti 9 i Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale janë relevante”, qëndron një njoftimin e agjencisë”, thuhet në njoftim.

Në këtë kontekst, konsiderohet përpunim i ligjshëm , ai i të dhënave personale të kryera për çështje me interes publik në fushën e shëndetit publik, siç është mbrojtja kundër kërcënimeve serioze ndërkufitare për shëndetin, të cilat parashikojnë gjithashtu mbrojtjen e të drejtave të subjekteve për të dhënat personale, në veçanti mbrojtja e sekreteve të biznesit.  Thuhet se lejohet përpunimi i të dhënave për shëndetin e njeriut edhe kur personi nuk është fizikisht ose juridikisht i aftë të japë pëlqimin e tij, veçanërisht në rastet e urgjencës, me qëllim të mbrojtjes së tyre thelbësore dhe interesave jetësore.

“Kontrollorët duhet të sigurojnë informacion të qartë, të kuptueshëm dhe lehtësisht të arritshëm për masat që marrin, si dhe qëllimet për mbledhjen e të dhënave personale dhe për sa kohë ato do të mbahen. Është e nevojshme të sigurohet siguria dhe besueshmëria e të dhënave, veçanërisht në rastin e të dhënave për shëndetin e njeriut.  Është e rëndësishme të theksohet se identiteti i personave të prekur nga virusi korona nuk duhet t’u zbulohet palëve të treta pa një arsyetim të qartë për një trajtim të tillë. Sasia minimale e të dhënave të nevojshme për zbatimin e masave për të parandaluar përhapjen e virusit korona duhet të përpunohet”, kanë sqaruar nga kjo agjenci.

Në njoftimin e postuar në ueb faqen e Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale theksohet se punëdhënësit kanë një detyrim ligjor të mbrojnë shëndetin e punonjësve duke justifikuar të dhënat personale për këtë qëllim në rrethana të tilla specifike, siç janë pyetja e tyre nëse ata kanë udhëtuar ose kanë ndonjë simptomë. Por, për përdorimin e masave edhe më të rrepta, duhet të ketë një justifikim serioz vetëm nëse është e nevojshme dhe proporcionale dhe bazuar në vlerësimin e rrezikut.

Agjencia deklaron se punëdhënësit mund të kërkojnë nga punonjësit që t’i informojnë ata nëse diagnostikohen me virus korona në mënyrë që ata më tej të marrin masat e duhura. Pas udhëzimeve të autoriteteve dhe organeve të shëndetit publik, të dhënat personale mund të zbulohen për interesin publik, me qëllim mbrojtjen nga një kërcënim serioz për shëndetin publik.

Agjencia thotë se punëdhënësit në përgjithësi duhet të shmangin zbulimin se një punonjës i caktuar ka qenë i prekur me virus kolegëve të tjerë në interes të besueshmërisë të të dhënave personale të të punësuarit. Për shembull, një punëdhënës mund të informojë punonjësit se ekziston ose dyshohet të ketë një infeksion virus korona në organizatë dhe t’u kërkojë punonjësve të punojnë nga shtëpia në mënyrë që personi i prekur nga virusi të mos emërohet. Sidoqoftë, zbulimi i këtij informacioni tek autoritetet e shëndetit publik mund të jetë i nevojshëm për të kryer më tej funksionet e tyre, theksuan nga ky institucion.

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut njoftoi sot,se numri i të infektuarëve me virusin korona, ka shkuar në 85.Deri më tani kemi të sëmurë nga: Shkupi, Dibra, Gostivari, Ohri, Shtipi dhe Kavadari.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button