Aktori rrëfen se i ofruan shumë para vetëm që të gënjente për Meghan-in

Në janar Meghan Markle dhe Princi Harry morën vendimin drastik për t’u larguar nga familja mbretërore duke hequr dorë edhe nga detyrat e tyre. Arsyeja? Me shumë mundësi sepse jeta e tyre në Mbretërinë e Bashkuar ishte një kaos i vërtetë. Që prej fillimit tabloidët britanikë nuk e lanë të qetë Meghan-in, duke trilluar lloj-lloj historish, shkruan Class.

Së fundmi, ka dalë në dritë edhe një e vërtetë tjetër. Disa tabloidë britanikë kanë tentuar të paguajnë aktorin Simon Rex, në mënyrë që ai të gënjente për marrëdhënien që ka me Meghan-in. Në fakt, aktori 45-vjeçar është përfolur gjithmonë si një prej ish të dashurve të Meghan-it, por s’paska qenë kështu.

.

“Asgjë nuk ndodhi. As nuk u puthëm. Kemi dalë disa herë, por jo si të dashur. Ne jemi njohur në një show televiziv dhe thjesht drekuam bashkë. Kjo ishte e gjitha”, –është shprehur Simon për podcast-in e Hollywood Raw.

.

“Kur historia u bë mediatike, disa tabloidë britanikë më ofruan shuma të mëdha parash, që të gënjeja dhe të thosha se kemi qenë të lidhur. Refuzova shumë para sepse nuk u ndjeva mirë të gënjeja dhe të shkatërroja familjen mbretërore”, -ka rrëfyer ai.

Për sa para e kishte fjalën Simon? As më pak dhe as më shumë se 70.000 dollarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button