Fëmijët me sindromën Down solidarizohen me masat kundër Covid-19 me thirrjen “Qëndroni në shtëpi”

Gjithsej 8 fëmijë të familjeve turke në qytetet Gaziantep, Izmir, Adana dhe nga Zvicra, Qiproja Turke dhe Holanda, janë bashkuar nën organizimin e Federatës Ndërkombëtare për personat me sindromën Down duke bërë thirrje për të qëndruar në shtëpi lidhur me masat kundër koronavirusit (Covid-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Federata si pjesë e masave kundër koronavirusit të ri (Covid-19), anuloi të gjitha aktivitetet në kaudër të 21 marsit Ditës së Sindromës Down dhe ndërmori veprime për të rritur ndërgjegjësimin lidhur me këtë.

Në kuadër të kësaj, fëmijë në vende të ndryshme të botës janë mbledhur përballë kamerave nëpërmjet rrjetit social dhe kanë bërë thirrje “Qëndro në shtëpi”. Në videon ku janë paraqitur pjesë nga jeta e tyre, fëmijët janë shprehur: “E duam shumë presidentin tonë dhe ministrin e Shëndetësisë. U përmbahemi rregullave dhe nuk dalim nga shtëpia”.

Kryetari i Federatës, Muhammed Abdullah Tuncay tha se kanë biseduar me të rinjtë e federatës në 30 vende nëpërmjet telekonferencës.

Ai tha se në kuptimin e masave lidhur me epideminë në të gjithë botën, kanë ndarë informacione edhe për fëmijët me sindromën down dhe familjet e tyre. “Për këtë arsye shprehëm dëshirën për t’i dhënë botës një mesazh. Të gjithë së bashku thamë ‘Botë qëndro në shtëpi, qëndro në jetë”, tha Tuncay.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button