Nga Maqedonia janë “avulluar” 461 milionë dollarë

Vitin e kaluar nga Maqedonia kanë dalë 461 milionë dollarë, bëri të ditur “Global financial Intelligence” me seli në Uashington.

Ky institucion botëror e rangoi Maqedoninë në vendin e 76-të, si vend prej ku ka dalje të dyshimtë të parave nëpër vendet e “parajsës tatimore”.

Në raportin e “Global financial Intelligence” thuhet se një pjesë e parave të dalura janë fituar nga korrupsioni apo fshehja e tatimit, e kjo nga ana tjetër nuk ndërlidhet me kriminalitetin e organizuar, tregtinë e palejuar me drogë, njerëz, armë dhe prostitucion.

Nga Kroacia në vendet e “parajsës tatimore” janë derdhur 1.5 miliardë dollarë, nga Mali i Zi një miliardë dollarë, ndërsa nga Shqipëria rreth 136 milionë dollarë.

Sipas këtij institucioni, si destinacione më të njohura që kanë marrë statusin e “parajsës tatimore” janë Dubai, Delaver, Florida, Qiproja, Ishujt Marshale, Nevis, Panama, Sejsheli, Belizë, Sent Vinsent, si dhe Zvicëra dhe Mbretëria e Bashkuar. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button