BE-ja i thotë Thaçit se një përfaqësues i posaçëm nuk është emëruar ende

Zyrtarët e Bashkimit Evropian, e kanëmohuar se BE-ja e ka emëruar ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, Mirosllav Lajçak si përfaqësues special, siç ka njoftuar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Peter Stano, zëdhënësi i Përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell, ka thënë se brenda BE-së ende nuk është marrë një vendim i tillë, njofton REL, transmeton Portalb.mk.

“Jam i befasuar kur shoh një deklaratë kaq të rremë dhe faktikisht të pasaktë. Procedurat brenda BE-së janë duke vazhduar. Asnjë vendim nuk është marrër. Nuk është bërë asnjë emërim”, ka shkruar Stano në rrjetin social Twitter, duke shtuar se kur të përfundojnë procedurat vendimi do të bëhet zyrtar.

Thaçi ka reaguar edhe përmes një postimi tjetër në Twitter duke theksuar se argumenti i tij nuk ka qenë për procedurat e brendshme, por për arsyen se Sllovakia nuk e ka njohur Kosovën.

Më 20 mars, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar diplomatin Lajçak për emërimin e tij si Përfaqësues Special i BE-së duke thënë se”misioni i tij nuk do të ketë sukses, pasi ai ka punuar që Sllovakia të mos e njohë Kosovën si dhe ka votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO”.

Në fillim të kësaj jave, shtetet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) arritën marrëveshje politike që ministri i Jashtëm sllovak në largim, Mirosllav Lajçak, të emërohet Përfaqësues Special i BE-së për dialogun Serbi-Kosovë, por një vendim për emërimin e tij ende nuk është marrë zyrtarisht.

Përkatësisht, Lajçak ishte planifikuar të emërohej në mbledhjen e radhës të ministrave të jashtëm të BE, të planifikuar për 23 mars.

Sidoqoftë, situata dhe përpjekjet për të luftuar koronaviusin mund të ndikojnë në procedurat e emërimit të tij.

LEXO: Hajdari: Heqja e tarifës ndaj lëndës së parë ishte e domosdoshme

LEXO: Koronavirusi dhe shifrat e Ballkanit në raport me botën

LEXO: PDK-ja mbështeti mocionin për rrëzimin e Qeverisë

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button