Gjysma e popullatës është e pakënaqur

Pesëdhjetë e pesë për qind e qytetarëve në Maqedoni janë të lumtur, tregojnë rezultatet e anketës së Institutit për hulumtim të mendimit publik “Galup”, të cilat i bëri të ditur MIA.

Sllovenët me 68 për qind janë më të lumturit  në Ballkan, ndërsa më të palumtur janë serbët prej të cilëve 52 për qind në anketën telefonike janë shprehur se janë të lumtur. 

Pesëdhjetë e gjashtë për qind e malazezve janë prononcuar si të lumtur si dhe 57 për qind e kroatëve dhe 59 për qind e qytetarëve të Bosnjë e Hercegovinës.

Në hulumtimin janë matur emocionet pozitive me ndihmë të pesë pyetjeve: A jeni ndjerë mirë gjatë ditës së djeshme?, A ndjeni se të tjerët ju respektojnë?, A qeshni shumë?, A keni mësuar diçka interesante? dhe A kënaqeni?

Rezultatet e anketës,  e cila është zbatuar në 148 vende në botë, tregojnë se më të lumtur janë banorët e Panamas. Tetëdhjetë e pese për qind e tyre kanë dhënë përgjigje konfirmuese në të gjitha pesë pyetjet. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button