Osmani me kërkesë te BE-ja për aktivizimin e Mekanizmit Evropian për Mbrojtje Civile

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot drejtoi letër deri te Eurokomesari për Mexhim me Kriza, Janez Lenarçiq me kërkesë për aktivizimin e Mekanizmit Evropian për Mbrojtje Civile për Republikën e Maqedonisë së Veriut, njoftojnë nga kabineti i tij, transmeton w

“Tani për tani masat të cilat po i ndërmerr Qeveria në ballafaqim me pandeminë COVID – 19 japin rezultate efikase, por duke marrë parasysh numrin vazhdimisht në rritje të sëmurëve në vend, në periudhën e ardhshme, vendi do të ketë nevojë për mjete plotësuese medicinale, materiale dhe pajisje për aktivitete përkatëse në teren, për të çka llogarisim në ndihmën nga mekanizmi për Mbrojtje Civile të BE-së”, qëndron në letër.

Republika e Maqedonisë së Veriut është anëtare e Mekanizmit Evropian për Mbrojtje Civile, prej nga edhe më parë, në vitin 2016, shfrytëzuam ndihmë gjatë kohës së vërshimeve në rajonin e Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button