Buxheti në qorrsokak, opozita paralajmëron skenare të zeza!

Vazhdon koordinimi mes grupeve parlamentare dhe kryetarit të kuvendit për gjetjen e zgjidhjes për zhbllokim të miratimit të buxhetit. Sipas përfaqësuesve partiak, zgjidhja akoma është larg, dhe qëndrimet partiake mbesin të barikaduara. Edhe në këtë koordinim nuk merr pjesë PDSH, e cila tani më një periudhë të gjatë bojkoton koordinimet te kryetari i kuvendit, ndërsa sot, edhe pse i ftuar, nuk morri pjesë as deputeti i RDK-së Izet Zeqiri, propozues i 400 amendamenteve për buxhetin.

“Ne si RDK nuk jemi të interesuar të marrim pjesë në Koordinim tek kryetari i parlamentit pasi gjykojmë se kjo është një lojë qesharake nga Qeveria, dhe të aktit që qeveria pranon vetëm ato amendamente që kanë ngjashmëri me projektet qeveritare. Ne si RDK me 420 amendamente i lëmë në dispozicion të partisë me shumicë, BDI-së, që ajo ti përdorë si instrument të njëjtat amendamente duke përdorur edhe fuqinë politik të saj që këto amendamente ti përdorë si instrument për realizimin e interesave dhe projekteve të shqiptarëve në RM” – tha Zeqiri.

Ndërkaq PDSH sot edhe njëherë përsëriti qëndrimin se problemi i buxhetit nuk është problem i palës maqedonase, ashtu si sipas tyre dikush mundohet ta plasojë në opinion, por është problem i shqiptarëve, të cilët ngjashëm si vitet e kaluara, edhe me këtë buxhet diskriminohen.

“Për ne si PDSH është e pakuptimtë se si disa shqiptarë bëhen palë e pjesës maqedonase dhe paraqesin kinse problemin me buxhetin si problem i maqedonasve. Nuk është aspak e vërtetë, problemi i buxhetit shkon përtej 200 milion euro të cilët duhet të kontestohen. Problemi i buxhetit te shqiptarët është fakti se shqiptarët e mbushin buxhetin me mbi 30% dhe nga ana tjetër marrin në formë investimesh jo më tepër se 2 deri në 3%. Ndërsa me rebalance buxhetin këto investime shkurtohen dhe përfundojnë në 0%. Fakt për këtë është teatri në Tetovë që ka 5 vite që shkruhet në buxhet, nga ana tjetër asgjë hiç nuk realizohet” – tha Ziadin Sela nga PDSH.

Ndërkohë gjatë kohës së pauzës të koordinimit, koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së Igor Ivanovski paralajmëroi se Trajko Veljanovski në koordinim ka propozuar një skenar të cilin ai e quajti puç partiak. Sipas tij, Veljanovski ka paralajmëruar që buxheti do të sillet vetëm me aprovimin e partive në pushtet, duke anashkaluar komisionet dhe procedurën parlamentare. LSDM paralajmëron se kjo do të ishte thyerje e rëndë e kushtetutës, rregullores dhe demokracisë së vendit, dhe potencuan se nëse një skenar i tillë realizohet, përgjegjësinë për të gjitha pasojat që do ti shkakton në vënd, do ta ketë VMRO DPMNE./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button