Izrael, u rrit në 883 numri i rasteve me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë në Izrael njoftoi se ka arritur në 883 numri i personave të prekur nga koronavirusi i ri (Covid-19), transmeton Anadolu Agency (AA). 

Në një deklaratë me shkrim nga ministria thuhet se në Izrael janë shënuar edhe 178 raste të reja me Covid-19, duke e rritur numrin në 883, ndërkohë që 15 prej tyre janë në gjendje të rëndë ndërsa 36 të tjerë janë shëruar.

Në kuadër të masave për Covid-19, më parë në vend është ndërprerë mësimi në të gjitha shkollat si dhe janë ndaluar aktivitetet dhe takimet në mjedise të mbyllura dhe publike që tejkalojnë numrin mbi 10 persona.

Duke filluar nga 15 marsi është vendosur edhe mbyllja e shumë bizneseve me përjashtim të marketeve, farmacive, pikave të karburantit dhe bankave.

Qeveria e Tel Avivit, për shkak të Covid-19 ka vendosur ndalimin e hyrjes në vend për të gjithë të huajt përveç atyre që banojnë në Izrael.

Nga qytetarët është kërkuar të mos dalin nga shtëpitë përveç rasteve të detyrueshme ndërsa ata që injorojnë këtë urdhër do të gjobiten.

Në vend është shënuar edhe vdekja e parë nga koronavirusi (Covid-19), pasi një person i gjinisë mashkullore 88-vjeçar i paidentifikuar humbi jetën nga koronavirusi në Bregun Perëndimor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button