Deri sot në ora 18 kanë afat të paraqiten të gjithë qytetarët që duan të kthehen në RMV

Ministria e Punëve të Jashtme, në bashkëpunim me Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, do të organizojnë fluturime humanitare dhe karvane që të munden rreth 2.300 qytetarë të bllokuar në zona ndërkufitare ose në aeroporte ose që kanë nevojë për ndihmë për të arritur në shtëpi. Të interesuarit duhet deri të dielën në ora 6 pasdite të paraqiten në përfaqësinë konsullore më të afërt. Të gjithë që do të arrijnë në këtë mënyrë në vend do t’i nënshtrohet një karantine të detyrueshme shtetërore për 15 ditë, njofton MIA, transmeton Portalb.mk.

“Dua të dërgoj mesazh kyç se deri nesër në ora 18:00 për të gjithë ata që nuk janë paraqitur për t’u regjistruar sepse ky nuk do të jetë proces i vazhdueshëm. Bëhet fjalë për shpenzime të mëdha, organizim i madh, shteti nuk do të jetë në gjendje të organizojë karavane të këtilla humanitare në baza të rregullta. Ne duhet të ndihmojmë tani. Nuk është koha për të udhëtuar jashtë vendit”, tha ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov në konferencën e djeshme për shtyp në Qeveri.

Qytetarët, tha ministri, mund të paraqiten me e-mail adresat dhe telefonat e PDK-ve të RMV në vendet ku ato ndodhen ose në vendet më të afërta me vendin fqinj ose rajonin. Ne, theksoi Dimitrovi, duhet të kemi evidencë precize dhe të dhëna të sakta për të organizuar menjëherë këto karvane humanitare”, tha ministri i jashtëm. Ai sqaroi se disa ditë më parë Ministria e Punëve të Jashtme u bëri thirrje të qytetarëve tanë që janë bllokuar nëpër kufij, në aeroportet që po mbyllen ose anulohen fluturimet, të cilët kanë nevojë për ndihmë për të arritur në shtëpi dhe se sipas llogaritjeve ka rreth 2.300 shtetas të vendit në mbarë botën. Përqendrimi kryesor, tha ai, është në vendet evropiane. “Dje në seancën e qeverisë diskutuam për këtë çështje dhe u morën vendime dhe konkluzione. Ministria e Punëve të Jashtme u obligua në bashkëpunim me RTVM të organizojmë fluturime humanitare që t’i sjellim qytetarët në shtëpi”, tha Dimitrov.

Dimitrov paralajmëroi se në ditët në vijim do të organizohen karvane humanitare nga Mali i Zi drejt Maqedonisë së Veriut. Atje ka rreth 70 shtetas maqedonas dhe, siç tha, nëse vijnë do të jenë në karantinë të detyrueshme. Shpenzimet do të përballohen nga shteti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button