Rritje dramatike e të infektuarve në Gjermani

Në Gjermani dje ka ardhur deri në rritje dramatike të numrit të të infektuarve me koronavirus, duke u afruar në numrin 20.000, njofton MIA.

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë në vend për momentin ka 19.848 persona pozitiv në testin për koronavirusin. Që gjatë ditës së djeshme numri i të infektuarve ka qenë rreth 17.500.

Provinca Vestfalia Veriore e Rajnës edhe më tej është vatër kryesore e vendit me 6.257 të infektuar, ndërsa pasojnë provincat Baden Vitenberg me 3.665 dhe Bavaria me 3.107 të infektuar. Në Saksoninë e Poshtme ka 1.262 të infektuar, ndërsa në Hesen 962.

Deri tani në Gjermani kanë vdekur 57 persona të cilët kanë qenë të infektuar me koronavirus, ndërsa 113 janë shëruar nga sëmundja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button