Koronavirusi dhe shifrat e Ballkanit në raport me botën

E gjithë bota është e paralizuar nga koronavirusi i ri COVID-19. Edhe rajoni i Ballkanit është pjesë e luftës globale kundër ‘armikut të padukshëm’. “Faktoje” mblodhi të dhëna për pasojat e kësaj lufte, sa të prekur dhe sa viktima ka shkaktuar deri tani koronavirusi në secilin shtet të Ballkanit, përcjell Portalb.mk.

Të prekurit me COVID-19

Ky grafik tregon numrin e të prekurve me COVID-19 sipas shteteve të Ballkanit.  “Listën” e të prekurve e kryeson Greqia me 495 të infektuar dhe e mbyll Mali i Zi me 13 persona.

Shtetet e tjera që pasojnë Greqinë për numrin e presonave që kanë rezultuar pozitivë me koronavirus janë Sllovenia, e ndjekur nga Rumania dhe Bullgaria.

Ballkani Perëndimor duket se ka pasur më pak raste të konfirmuara me koronavirusin COVID-19, bazuar në numrin e personave të testuar.

Vendi me më shumë raste të konfirmuara me COVID-19 në Ballkanin Perëndimor, është Serbia.

Lista pasohet me Kroacinë, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Bosnje-Herzegovinën. Këtë listë e mbyllin dy vendet më të vogla të Ballkanit, Kosova dhe Mali i Zi.

Viktimat e koronavirusit

Në Ballkan ka pasur një numër më të ulët vdekshmërie për shkak të koronavirusit, në krahasim me Italinë, shteti me mbi 3400 viktima për shkak të COVID-19.

Numri më i lartë i humbjes së jetëve në Ballkan është shënuar në Greqi me 9 viktima, ndjekur nga Bullgaria me 3, Shqipëria me 2 dhe Kroacia dhe Sllovenia me nga një viktimë.


Në vendet e tjera të Ballkanit ende nuk raportohet për raste të humbjes së jetës nga koronavirusi COVID-19 edhe pse disa prej tyre si Rumania kanë shënuar numër të lartë të prekurish me COVID-19.

10 vendet më të prekura të momentit në botë

Nëse shohim në rang global, në Itali është rritur numri i pacientëve të identifikuar me COVID-19. që humbin jetën në një ditë, edhe më shumë  se ç’ndodhi në Kinë.

Italia kryeson listën botërore për numrin e viktimave nga koronavirusi me 3405 vdekje ndërsa të prekurit llogariten në 41 mijë.

Lista ndiqet nga Kina, Irani dhe Spanja, tashmë vendet që po e vuajnë më së shumti pasojat e koronavirusit të ri COVID-19.

Në listën e dhjetë vendeve më të prekura bëjnë pjesë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button