Spasovski paralajmëroi: Do të dënohen personat që nuk respektojnë masat

Inspektorët shtetëror vazhdojnë në mënyrë intenzive të punojnë në terren, me qëllim që të garantojnë respektim të plotë të masave të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për mbrojtje nga COVID 19, porositi përmes profilit të tij në Facebook, kryeminsitri Oliver Spasovsk, shkruan Sloboden pecat, transmeton Portalb.mk.

“Gjithkush që nuk do t’ju përmbahet masave të Qeverisë, do të sanksionohet, pa përjashtim. Këto masa janë sjellur në interes të shëndetit të qytetarëve dhe të shëndetit publik dhe duhet të repsektohen”, ka shkruar Spasovski.

Qeveria në seancën e mbrëmshme ka obliguar Komisionin për sëmundje infektive në Ministrinë e Shëndetësisë, të përgatisë propozim të detajuar me shkrim me masa dhe rekomandime për vendosjen e masave më të rrepta dhe restriktive në lidhje me parandalimin të përhapjes së mëtejmë të virusit korona. Propozim masat do të shqyrtohen në seancën e sotme qeveritare.

Ndërkohë, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Mbrojtjes dhe Armata, janë obliguar të bëjnë plan të detajuar operativ për zbatimin e masave më të rrepta restriktive që do t’i ndërmerr Qeveria, me qëllim të parandalimit të virusit korona.

Ndryshe, në Maqedoninë e Veriut është shpallur gjendje e jashtëzakonshme nga data 18 mars 2020 dhe do të zgjatë 30 ditë. Kurse të infektuar në vend deri në këto momente ka 76 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button