Nënshkruaj peticion në RMV: Energji të lirë elektrike derisa zgjatë gjendja e jashtëzakonshme

Përmes një onlajn peticioni që po përhapet në mediat sociale, qytetarët kanë filluar ta nënshkruajnë për të filluar përdorimin e çmimit të lirë të energjisë elektrike derisa zgjatë situata e jashtëzakonshme. Deri në momentin kur u botua ky tekst kishte 4,121 nënshkrime të grumbulluara, njofton Portalb.mk.

“Rreziku i një përhapjeje të shpejtë të koronavirusit është realitet. Prandaj, i mirëpresim masat shëndetësore që i ka ndërmarrë Qeveria dhe Ministria e shëndetësisë dhe urdhrat për vetëizolim të popullatës. Por në të njëjtën kohë e theksojmë rrezikun e një problemi të ri, e kjo është kriza sociale dhe varfëria që do t’i shkaktojnë masat e kujdesit shëndetësor nëse nuk përcillen me kohë me masa sociale. Përkatësisht, detyrimi i vetë-izolimit nënkupton një qëndrim të detyrueshëm në shtëpi për pothuajse tërë ditën dhe natën. Kjo do të thotë shpenzime më të larta (fatura më të larta  për energji elektrike, ujë, për ngrohje etj.)”, thuhet në peticion.

Për më tepër, aty thuhet se e gjithë kjo është në një situatë kur qytetarët kanë mbetur pa punë për shkak të mbylljes së një pjese të madhe të subjekteve prodhuese dhe të gjitha veprimtarive në fushën e shërbimeve. Gjithashtu, krejt kjo është në situatë kur pritet që do të ketë familje pa asnjë të punësuar në periudhën që vijon.

“Prandaj kërkojmë nga qeveria që të përdorë gjendjen e jashtëzakonshme duke miratuar një seri urdhëresa me fuqi ligjore për t’i ndihmuar popullatës përmes transferimeve sociale. Por para se ato të miratohen, duhet të merren masa urgjente menjëherë! Në radhë të parë është vendosja e një tarife të lirë për energjinë elektrike gjatë gjithë ditës, për të parandaluar efektin negativ ekonomik të vetë-izolimit – sasi të zmadhuara të faturave të energjisë elektrike. Mendojmë se kjo masë mund të sillet menjëherë!” thuhet në onlajn peticionin.

KLIKO PËR TË NËNSHKRUAR

Ndryshe, në Maqedoninë e Veriut është shpallur gjendje e jashtëzakonshme nga data 18 mars 2020 dhe do të zgjatë 30 ditë. Kurse të infektuar në vend deri në këto momente ka 76 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button