Serbi, u rrit në 149 numri i të prekurve nga koronavirusi

Në Serbi janë konfirmuar edhe 14 raste të reja me koronavirus me çka deri në orën tetë mëngjesin e sotëm numri i të prekurve nga Covid-19 është rritur në 149, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nga raporti i fundit dje në 6 pasdite deri në 8 të mëngjesit të sotëm u testuan mostra nga 38 persona, ku 14 prej tyre dolën pozitivë dhe 24 negativë për koronavirusin e ri.

Nga 14 rastet e konfirmuara që nga raporti i fundit, nëntë janë shtruar në spital, por pa komplikime, në gjendje të mirë të përgjithshme, ndërsa pesë kanë një pasqyrë klinike më të lehtë dhe janë në shtëpi.

Gjithashtu, deri në orën tetë, në laboratorin kombëtar të referimit të Institutit Torlak, u testuan gjithsej 624 persona, i cili plotësoi kriteret e përcaktimit të rasteve.

Në Serbi, një burrë, 59 vjeç, nga Kikinda, i cili ishte vendosur në Qendrën Klinike Vojvodina në Novi Sad, vdiq mbrëmë nga koronavirusi, por ai kishte edhe probleme të tjera shëndetësore.

Vendi është në gjendje të jashtëzakonshme që nga 15 marsi. Të moshuarve mbi 65 vjeç në zonat urbane dhe atyre mbi 70 vjeç në zonat rurale u është e ndaluar plotësisht lëvizja, ndërsa të gjithëve u është ndaluar lëvizja nga ora 20 e mbrëmjes deri në orën 5 të mëngjesit.

Ndalesa për punën e kafeneve, restoranteve dhe qendrave tregtare do të hyjë në fuqi sonte në orën 20 ndërsa do të miratohet edhe një vendim për ndalimin e grumbullimit të më shumë se 5 personave.

Nga sonte në orën 20 të mbrëmjes, transporti publik do të ndërpritet në të gjithë Serbinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button