Zeqiri: Do t’i tërheq amandamentet vetëm nëse sigurohet debat ekspertësh

Deputeti Izet Zeqiri i cili për shkak të 400 amandamenteve të tij për buxhetin e vitit 2013 ishte ftuar, por nuk shkoi në koordinimin e sotëm tek kryeparlamentari Trajko Velanovski, si arsye për bojkotin e theksoi dyshimin e tij në konstruktivitetin e negociatave të cilat tre ditë me radhë përfundojnë pa zgjidhje.

“Stavrevski do të jep propozim joserioz. Do t’i pranojë amandamentet që përputhen në programin e VMRO-DPMNE-së, me të cilat propozohen shatërvane, fusha tenisi dhe ngjashëm. Do të kërkojë që amandamentet e mia t’i shqyrtojnë komisionet, ndërsa do t’i tërheq vetëm nëse për to debatohet në nivel ekspertësh dhe nëse në takim liderësh zgjidhen çështjet e hapura për buxhetin”, theksoi Zeqiri. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button