Britani e Madhe, do të mbyllen restorantet, baret dhe kinematë për shkak të Covid-19

Britania e Madhe duke filluar nga sonte vendosi që të mbyllen restorantet, baret, kafenetë, kinematë dhe teatrot në kuadër të masave ndaj koronavirusit të ri (Covid-19), raporton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri Boris Johnson, në një konferencën për media, duke theksuar se kanë përforcuar masat e marrë në fillim të javës, tha se “Kafeneve, bareve dhe restoranteve i themi që sonte sa më shpejtë të jetë e mundur të mbyllen dhe nesër nuk do të hapen përsëri”.

Ai tha se vendimi përfshin edhe vendet si klubet e natës, kinematë, teatrot dhe palestrat.

Johnson kërkoi nga populli që të mos dalin nga shtëpia për të ruajtur shëndetësinë, duke theksuar se do të mposhtin virusin së bashku.

Numri i të vdekurve nga Covid-19 në Britaninë e Madhe sot u rrit në 184. Kapacitetet e dy spitaleve në Londër ishin mbushur pasi ishin rritur numrat e rasteve në nevojë për kujdes intensiv.

Të hënën, Johnson, nga populli kërkoi që të mos shkojnë në bare, restorante dhe klubet e natës, por nuk kishte marrë vendim për mbylljen e tyre.

Qeveria britanike fillimisht ndiqte strategjinë që të paktën 60 për qind e popullsisë të infektohet me virusin, si rezultat i së cilës do të fitonin imunitet shoqëror. Ndërsa pasi u ballafaquan me kritika dhe raporte që tregonin se numri i viktimave mund të jetë mes 250-300 mijë, hodhën hap prapa

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button