Francë, 450 të vdekur nga Covid-19

Numri i viktimave nga koronavirusi i ri (Covid-19) në Francë është rritur në 450, ndërsa i rasteve të konfirmuara në 12.612, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Jerome Salomon, në një konferencë për media, tha se numri i rasteve të konfirmuara me virusin është rritur për 1.617, duke arritur në 12.612.

Ai tregoi se 1.297 persona gjenden në kujdes intensiv, si dhe 1.587 janë shëruar pas trajtimit mjekësor.

Salomon tha se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën edhe 78 persona, me të cilën numri i përgjithshëm i viktimave është rritur në 450.

Ai më tutje tregoi se 87 për qind e viktimave janë mbi moshën 70 vjeç, duke theksuar se mënyrë më e mirë për të luftuar virusin është që të qëndrohet në shtëpi.

Ai gjithashtu potencoi se deri më tani janë bërë mbi 50.000 teste.

Duke theksuar se mosnuhatja, edhe nëse nuk e keni hundën e zënë, mund të jetë simptomë e re e Covid-19, Solomon tha se personat e tillë duhet të kontaktojnë doktorët e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button