OBSH me thirrje për të rinjtë: Nuk jeni të pamposhtur ndaj koronavirusit

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, duke u bërë thirrje të rinjve, tha se nuk janë të pamposhtur ndaj koronavirusit të ri (Covid-19), raporton Anadolu Agency (AA).

Ghebreyesus, në një konferencë për media në selinë e OBSH në Gjenevë të Zvicrës, tregoi se për të siguruar informacion të besueshëm mbi Covid-19, duke punuar së bashku me Facebook dhe WhatsApp kanë krijuar sistemin e mesazhimit “Paralajmërime Shëndetësore OBSH”.

Ai tha se nëpërmjet këtij shërbimi do të mund të arrihet tek lajmet dhe informacionet më të reja rreth Covid-19, duke përfshirë edhe në lidhje me simptomat dhe se si mund të mbrohen njerëzit.

– “Nuk jeni të pamposhtur”

Ghebreyesus më tej shprehu shqetësimin e tij për shpejtësinë e përhapjes së virusit në vendet e ndryshme të botës. “Covid-19, duket se arrin në pikë kthese të re dhe tragjike çdo ditë”, u tha ai.

“Të dhënat që vijnë nga vende të ndryshme, në mënyrë të qartë tregojnë se pjesa dërrmuese e personave që janë duke u hospitalizuar për shkak të virusit janë personat e moshën nën 50-vjeçare. Sot, kam një mesazh për të rinjtë; ju nuk jenë të pa pamposhtur. Ky koronavirus mund t’ju hospitalizojë edhe juve me javë, madje edhe mund t’ju vrasë. Edhe nëse nuk sëmureni, zgjedhjet që do të bëni se ku do të shkoni, mund të jetë dallimi mes jetës dhe vdekjes për dikë tjetër”, tha Ghebreyesus.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button