Me kredi prej 2,5 milionë eurosh RTVM do të luftojë kundër serialeve turke

RTVM do të marrë kredi nga Banka komerciale me qëllim që të “luftojë” me serialet turke, raporton “Vest”.

Kredia prej 2,5 milion eurosh do të duhet të kthehet për 5 vite, me një vit grejs periudhë. Kamata për të njëjtin është 8 për qind.

Paratë do të shfrytëzohen për xhirimin e serialeve vendase, kuize, emisione për fëmijë dhe të rinj dhe programe tjera. RTVM për vitin e ardhshëm lajmëron projekte të reja./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button