Instagram përgatitet për të kopjuar një tjetër format popullor të Snapchat

Instagram po përgatitet të kopjojë një tjetër karakteristikë shumë popullore në Snapchat, një që ende i ka ngelur pa kopjuar. Instagram ka krijuar një version bisede e cila fshihet sapo ju largoheni nga ajo. Kjo lloj bisede do të krijojë më shumë siguri dhe ti bëjë përdoruesit të ndihen më pak të ekspozuar në një bisedë, shkruan PCWorldAl.

Rrjeti social ofron një opsion për video dhe foto mesazhet të cilat fshihen vetvetiu lançuar në Shkurt të 2018-ës.

Si funksionojnë mesazhet të fshihen vetvetiu të Instagram?

Kur përdoruesi aktivizon këtë modalitet nga Instagram Direct, ata dërgohen tek një dritare “dark mode” e një bissede boshe. Kur përdoruesit e mbyllin këtë dritare, mesazhet prej tyre apo bashkëbiseduesi fshihen automatikisht.

Funksioni është i ngjashëm me atë të Snapchat. Nuk është i disponueshëm por po testohet së brendshmi. Kompania nuk ka dhënë detaje se kur ky funksion mund të debutojë e as nuk dihet nëse do të mbërrijë një ditë.

Instagram ka korrur sukses të lartë duke përdorur Snapchat si një produkt kërkim-zhvillimi. Versionet e historive të Instagram shkuan në 500 milionë përdorues aktivë në ditë, dyfishi i pionerit të këtij formati që është Snapchat.

Historitë e Instagram bënë që popullariteti i Snapchat të tkurrej disi por që tashmë ka rifilluar të fitojë terren përsëri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button