Qytetarët nuk do të mbesin pa bukë, ka rezerva të miellit dhe grurit

Burimi: KriThink 

[Recension: (Video) DO TË MBESIM PA BUKË?: Rezerva të grurit kemi për 26 ditë, kamionët e ngarkojnë dhe e çojnë atë në Kosovë?]

Titulli i tekstit që e recensojmë shkakton panik se qytetarët e Maqedonisë do të mbeten pa bukë, mirëpo ky pohim nuk është mbështetur me asnjë dëshmi. Informacionin e demantoi ashpër ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i cili siguron se ka sa si të mjaftueshme të miellit dhe grurit, e gjithashtu, është lejuar edhe importi nga Serbia, Bullgaria dhe Hungaria.

Foto nga artikulli

Linku deri te artikulli origjinal:(Video) DO TË MBESIM PA BUKË?: Rezerva të grurit kemi për 26 ditë, kamionët e ngarkojnë dhe e çojnë atë në Kosovë?

Data dhe koha e publikimit: 18.3.2020

Data e recensionit: 19.3.2020

Recenzues: Sillvana Zhezhova

Në tekst thuhet:

Kamionët janë me targa të Kosovës, ndërsa burimet tona thonë se e eksportojnë grurin e Maqedonisë pikërisht në Kosovë. Jozyrtarisht, Infomaksi kupton se Maqedonia ka rezerva të grurit vetëm edhe për 26 ditë. Duke pasur parasysh se pothuajse të gjitha vendet fqinje e kanë ndaluar eksportin e grurit, lind pyetja se prej ku vendi ynë do të importojë lëndë të parë në mënyrë që qytetarët të mos mbesin pa bukë, ndërsa nëse ajo importohet çmimet e bukës do të rriten ndjeshëm.

Kur shkruani se qytetarët e Maqedonisë mund të mbeten pa bukë, veçanërisht kur kemi gjendje të jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit, atëherë duhet të ofroni dëshmi serioze për ta mbështetur këtë pohim. Fotografitë e publikuara të kamionëve me targa të Kosovës, si dhe videoja e incizuar e nga një automobil me muzikë “të lehtë” në sfond, nuk janë dëshmi për një pretendim kaq serioz – se gruri po ngarkohet dhe eksportohet në Kosovë.

Goran Malishiq, kryetar i Grupit të Mullisëve-Bukëpjekësve në kuadër të Odës Ekonomike të Maqedonisë deklaroi se ka rezerva të miellit për një muaj, ndërsa intensivisht importohet grurë që në kohë të sigurohen edhe sasi shtesë, në përputhje me nevojat.

Në dy takimet e fundit në Ministrinë e Financave kemi raportuar se, sipas vlerësimit tonë, rezervat në mullinjtë privatë janë për rreth një muaj. Mund të importojmë grurë për prodhimin e miellit nga Serbia, si dhe nga Bullgaria dhe Hungaria. Në fakt, nuk ka asnjë ndalim për import të grurit nga rajoni. Qeveritë rajonale kanë miratuar një protokoll për shoferët-transportues. Ata duhet ta respektojnë protokollin, që të mos futen në karantinë sikurse udhëtarët e tjerë dhe që të funksionojë shkëmbimi”, tha Malishiq.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq gjithashtu konfirmoi se do të ketë import të miellit nga Serbia.

Megjithëse Serbia e ndaloi eksportimin e produkteve ushqimore, me kërkesë të vendeve fqinje që nuk kanë sasi të mjaftueshme të këtyre produkteve, Qeveria serbe do të lejojë eksport, para së gjithash të miellit, edhe atë kryesisht në Republikën Serbe dhe në Maqedoni, tha Vuçiqi në një konferencë për shtyp..

Prandaj, teksti nuk iu referohet burimeve zyrtare, por vetëm përhap panik tek qytetarët. Mbështetja në burime jozyrtare për pretendime të tilla është e papërgjegjshme dhe e palejueshme.

Lajmin e demantoi edhe ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i cili u tha mediave që përhapin lajme të rreme se duhet të turpërohen, posaçërisht në këtë gjendje të shkaktuar nga kriza e koronavirusit.

Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve KEMI rezerva të mjaftueshme të grurit dhe të miellit, e gjithashtu kemi marrë vendim për ndalimin e eksportit në vendet e tjera. Ka kontrolle dhe inspektime në terren, e po ashtu edhe kufijtë tanë janë të siguruar. Të përkujtoj se publikimi i lajmeve të rreme sipas konkluzionit të Qeverisë është i dënueshëm me ligj. U bëj thirrje mediave të mos publikojnë lajme të rreme që shkaktojnë panik te qytetarët në këtë situatë krize, shkroi Bekteshi në profilin e tij në “Facebook”.

Duke pasur parasysh se teksti është postuar në rrjetet sociale, në njërin prej grupeve ku është postuar, qytetarët vetë e kanë dalluar se bëhet fjalë për lajm të rremë, kështu që disa nga komentet nën tekst janë: “mos shkaktoni panik, edhe ashtu populli ka mjaft panik”, e po ashtu kërkuan reagim nga Ministria e Brendshme pasi portali përhap panik.

Ky artikull ngjall frikë shtesë midis njerëzve, i cili tashmë është në panik, e kjo mund të shihej gjatë ditëve të kaluara me zbrazjen e marketeve. Prandaj edhe paraqitet nevoja që autoritetet kompetente vazhdimisht të apelojnë se ka ushqim dhe furnizime të mjaftueshme. Përfaqësuesit e marketeve në një takim të fundit me ministrin e ekonomisë Bekteshi, z. apeluan tek qytetarët që të mos blejnë me shumicë, sepse ka ushqim të mjaftueshëm. Kufijtë, megjithëse të mbyllur, megjithatë transportuesit që importojnë produkte ushqimore, mjekësore e kalojnë lirisht kufirin, duke ndjekur një protokoll të vendosur më parë për mbrojtjen nga koronavirusi.

Sipas apeleve të shoqatave të gazetarëve për raportim profesional për koronavirusin, tekstet e këtilla i shkelin normat etike dhe nuk janë të nevojshme në këto momente kur vendi po përballet me sfidën e luftimit të virusit.

Ky artikull është pjesë e raportimit special të Krithink-ut për dezinformatat në lidhje me epideminë e koronavirusit Kovid-19. Klikoni në linkun për lajmet më të fundit dhe për informacione të verifikuara në këtë fushë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button