SHBA 100 milionë dollarë për të ndihmuar miq si Shqipëria dhe vende të tjera kundër COVID-19

Shtetet e Bashkuara kanë premtuar deri në 100 milionë dollarë për të ndihmuar miq si Shqipëria dhe vende të tjera për të luftuar COVID-19, transmeton OraNews.

Lajmin e bëri me dije në një postim në facebook, Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim.

Ambasadorja thotë se ndihma amerikane mbështetet në asistencën më të gjerë që ka ndihmuar në ngritjen e kapaciteteve dhe forcimin e infrastrukturës.

“Ne do t’ia dalim së bashku – si gjithmonë. Jemi ende me Shqipërinë”, përfundon Yuri Kim.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeopozitarit, Lulzim Basha, i cili ka falenderuar SHBA.

“Ne nuk jemi vetëm! Faleminderit për miqësinë dhe ndihmën në ditë të vështira”.

Edhe kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka falënderoi partnerin tonë strategjik për mbështetjen në këto ditë të vështira.

“Thank You @USAmbAlbania për mbështetjen & vëmendjen në këto ditë të vështira për ne,për ju dhe gjithë globin në përballjen me #Covid_19 Marrëdhëniet mes dy popujve tona & ato mes dy qeverive janë të rëndësisë parësore dhe strategjike. SHBA janë aleati dhe partneri ynë strategjik”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button