Reagoi Alternativa, Bekteshi: Dënim nga 5 mijë euro deri në burgim, për mosrespektuesit e rekomandimeve

Qeveria e Maqedonisë së Veriut nga e hëna do të ofrojë linjë telefonike falas 191, për gjithë qytetarët që të paraqesin rastet ku nuk respektohen rekomandimet e qeverisë në lidhje me parandalimin e virusit korona, transmeton Portalb.mk.

Në linjën telefonike 191 kryesisht duhet të paraqiten rastet ku vërehet se funksionojnë objektet hotelerike, si dhe rastet ku kemi rritje të çmimeve të produkteve elementare.

“Në numrin 191 do të mund të lajmërohen të gjithë të cilët do të konstatojnë parregullsi që kanë të bëjnë me veprimin e ISHT”, tha drejtori i Inspektoratit shtetëror të tregut, Stojko Paunovski.

Kreshnik Bekteshi, Ministri i ekonomisë në RMV paralajmëroi tregtarët që të respektojnë rekomandimet e Qeverisë, përndryshe do të marrin dënim prej 5 mijë euro deri në burgim njëvjeçar, bazuar në nenin 205 dhe 206 të Kodit Penal.

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve dhe biznesmenëve që të jenë të arsyeshëm tani. Në kohë krize, ne duhet të jemi solidarë dhe të përgjegjshëm, duke mos menduar fitimin. Unë i nxis qytetarët të lajmërojnë çdo lloj mospërfillje ndaj vendimeve të qeverisë”, tha Bekteshi.

Qeveria ka vendosur ngrirjen e çmimit të disa mallrave, si bukë, kripë, vaj, qumësht dhe produktet e qumështit, vezët, mielli, mishit, makaronave, si dhe ilaçet, dezinfektuesit dhe produktet e mbrojtjes personale.

Në lidhje me rritjen e produkteve elementare, ka reaguar edhe partia Alternativa, duke kërkuar që çmimi I produkteve elementare të vjen në nivelin që kanë qenë në janar.

“Nisur nga kjo, duke i ndjekur edhe  praktikat e vendeve që po përballen me rrezikun e virusit Corona, Alternativa kërkon nga Ministria e Ekonomisë që t’i kthejë çmimet e produkteve ushqimore bazë në nivelin që kanë qenë më 30 janar – në ditën kur është shpallë se virusi Corona shkakton rrezik më përmasa planetare”, deklarojnë nga Alternativa.

Ndryshe, Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në konferencën për shtyp të orës 15:00 njoftoi se janë identifikuar edhe 3 raste të reja me virusin korona, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 70. Ministri konfirmoi gjithashtu se pacientja që u vendos në aparate për frymëmarrje është në gjendje kritike.

LEXO: Filipçe: Numri i të infektuarve nga virusi korona arriti në 70, një paciente në gjendje kritike
LEXO: RMV, një qytetar u dënua me 4.000 euro pasi nuk u vetëizolua
LEXO: Virusi korona, padi penale për dy dibranë: I kanë hapur lokalet, pavarësisht ndalesës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button