Ministria e Shëndetësisë e Kosovës me disa masa kundër koronavirusit

Me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit, Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka marrë të premten vendim për disa masa specifike për institucionet shëndetësore.Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se ajo i ka urdhëruar institucionet publike stomatologjike në Kosovë që të punojnë vetëm në raste urgjente, njofton REL.

Me masat e reja urdhërohen të ndërpresin punën edhe institucionet private spitalore që ofrojnë shërbime për rehabilitim fizikal dhe klimatik dhe shërbime të terapisë fizikale me rehabilitim (Banja e Kllokotit, Nëna Naile dhe Onix Spa).

“Urdhërohen menjëherë të ndërpresin punën të gjitha institucionet shëndetësore private jashtëspitalore në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, si ambulancat stomatologjike, ambulancat e terapisë fizikale dhe ambulancat specialistike të mjekësisë fizikale”, thuhet po ashtu në njoftim.

Kosova ka aktualisht 21 persona të infektuar me koronavirus.

Qeveria e Kosovës ka shpallur gjendje emergjente për shëndetin publik.

LEXO: Arriti në 70 numri i të prekurve në Shqipëri

LEXO: Edhe Mali i Zi i ndalon tubimet fetare për shkak të koronavirusit

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button