RMV, një mjek u dënua 4.500 euro pasi ka shkuar në punë në vend që të vetëizolohet

Prokurori i Prokurorisë së Kavadarit ka dorëzuar propozim për urdhërpagesë prej 4.500 eurove për një mjek, pasi që i njëjti sipas Prokurorisë ka kryer veprën penale “Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë kohës së pandemisë” sipas nenit 206, paragrafi 1 në lidhje me nenin 45 të Kodit Penal, njofton Portalb.mk.

I akuzuari, mjek i Spitalit të Kavadarit, ka vepruar në kundërshtim me vendimin e miratuar në seancën e 20-të të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, që sipas të cilës të gjithë të punësuarit në institucionet lokale dhe shtetërore, por edhe ndërmarrjeve, nëse në dy javët e fundit kanë udhëtuar ose jetuar me ndonjë që ka udhëtuar në vendin me rrezik për shpërndarje të virusit korona, duhet që të mos vijë në punë dhe për atë ta njoftojë institucionin në të cilin punon,.

“Në fakt, përskaj udhëzimeve të dhëna drejtpërdrejt nga ana e specialistetit – epidemiolog që të qëndrojë në shtëpi tërë familja – në izolim për 14 ditë, për shkak se vajza e tyre është kthyer nga Italia më 6 mars, i akuzuari në periudhën prej 10 mars deri më 20 mars ka vazhduar të shkojë në punë në Spitalin ku është i punësuar si mjek. Më 10 mars, bashkë me vajzën e tij i kanë bërë analizat në Repartin për Mikrobiologji dhe kanë qenë në ambulancën për veshë, hundë dhe fyt në Kavadar”, thonë nga Prokuroria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button