Po shqyrtohet mundësia e rritjes së shpejtësisë dhe sigurisë së hekurudhës Shkup – Kërçovë

Ministria e transportit dhe lidhjeve me fonde nga Korniza e investimeve në Ballkanin Perëndimor (WBIF) po e shqyrton nevojën për të përmirësuar gjendjen e infrastrukturës hekurudhore të segmentit Shkup-Kërçovë të Korridorit Pan-Evropian 8. Këtë moment po hartohet një studim i para-fizibilitetit, si dokumenti i parë nga ato që do të pasojnë për të rritur shpejtësinë dhe për të përmirësuar sigurinë në përputhje me standardet e BE-së, transmeton Portalb.mk.

Studimi i para-fizibilitetit duhet të përfundojë në gjysmën e parë të vitit 2020, e pas kësaj duhet të fillojë hartimit i një studimi të detajuar të fizibilitetit të projektit me një analizë kosto-përfitim dhe një studim për ndikim mbi mjedisin jetësor. Do të duhen fonde shtesë për projektin konceptual dhe themelor, mbi bazën e të cilit do të realizohen investimet për rindërtimin e hekurudhës Shkup-Kërçovë.

Seksioni hekurudhor nga Gjorçe Petrovi deri Gostivar për herë të fundit është rikonstruktuar në vitet 1968 – 1969, kur përfundoi ndërtimi i hekurudhës nga Gostivari në Kërçovë.

“Ashtë hekurudhë një linjë me binar, pa elektrifikim dhe me sisteme të vjetruara të sinjalizimit dhe telekomunikacionit dhe kufizime të shpejtësisë”, tha Ministria e transportit dhe lidhjeve për “Meta.mk”.

Të dhënat e Ndërmarrjes publike për infrastrukturë hekurudhore të Hekurudhave të Republikës së Maqedonisë tregojnë se Hekurudha Shkup – Kërçovë përdoret shumë më pak se kapaciteti i saj maksimal për qarkullim ditore. Ekziston vetëm një tren udhëtarësh midis dy qyteteve çdo ditë, ndërsa trenat e mallrave kalojnë më rrallë.

Në tremujorin e katërt të vitit 2019, hekurudha Shkup-Kërçovë përbënte 7 përqind të numrit të përgjithshëm të kilometrave të hekurudhave të Maqedonisë në trafikun e pasagjerëve dhe vetëm 1 përqind të numrit të përgjithshëm të kilometrave të transportit të mallrave me tren.

Hekurudha Shkup – Kërçovë është një pjesë integrale e Korridorit hekurudhor 8. Maqedonia ka marrë përsipër të ndërtojë lidhjen hekurudhore me Shqipërinë dhe Bullgarinë, por gjithashtu do të duhet të rehabilitojë infrastrukturën ekzistuese hekurudhore të këtij korridori në përputhje me standardet evropiane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button