Gjurçinovski: Prej nesër prania e konsiderueshme e Ushtrisë në sigurimin e të gjithë kufijve shtetërorë

Duke filluar nga nesër do të vërehet prani e konsiderueshme të Ushtrisë, e kombinuar në patrulla dhe aktivitete i të përbashkëta, për të siguruar të gjitha kufijtë shtetërorë të atdheut tonë. Do të keni mundësinë të shihni pjesëmarrjen dhe praninë tonë në patrulla të përbashkëta të kombinuara me policinë dhe autoritetet në vend, deklaroi sot gjeneral-lejtënant Vasko Gjurçinovski në një konferencë për shtyp para Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, njofton Portalb.mk.

Ai sqaroi se përveç forcimit dhe mbështetjes së policisë kufitare në të gjitha kufijtë, një pjesë e ushtrisë do të përfshihet në patrulla të përbashkëta me oficerët e policisë në sigurimin e objekteve të caktuara vitale shtetërore, si dhe komunikimet hyrëse dhe dalëse, por në koordinim me qeverinë edhe në angazhime shtesë.

Vlerësimet e Shtabit të Përgjithshëm, tha Gjurçinovski, janë se aktualisht nuk ka nevojë për ndonjë mobilizim të Rezervës së Ushtrisë.

“Kemi kapacitete të mjaftueshme njerëzore dhe teknike, përvojë, njohuri, kemi masa të përshtatshme. Uniteti, disiplina e të gjithë neve janë ekskluzivisht thelbësore për të trajtuar me sukses krizën, respektim konsekuent të masave nga institucionet kompetente”, tha ai.

Gjenerali shtoi se dy ditë pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në vendin tonë, Armata ka zbatuar dhe përmbushur detyrime dhe detyra shtesë të rëndësishme, dhe tashmë po kryejnë veprimtari të përbashkëta në mbështetje të MPB-së.

“Jini të durueshëm, të qetë, të guximshëm, trima, jetojmë në një kohë jashtëzakonisht të vështirë, por duhet të bëjmë gjithçka në fuqinë tonë që të jemi në krye detyrë, duke i respektuar rreptësisht rekomandimet e institucioneve përkatëse qeveritare. Ne kemi nevojë për solidaritet dhe unitet si kurrë më parë. Njerëzimi, vendi, rajoni, Evropa dhe bota po luftojnë me një armik shumë të fuqishëm të padukshëm vdekjeprurës, por që mund të mposhtet nëse të gjithë sillemi në mënyrë dinjitoze dhe i respektojmë rreptësisht masat dhe rekomandimet e institucioneve tona shtetërore. Armata do të përfshihet plotësisht në mbështetjen e popullatës sonë”, bëri thirrje Gjurçinovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button