“Telegrafi serb”: Serbia lejoi eksportimin e miellit në Maqedoninë e Veriut

Qeveria e Serbisë zyrtarisht e lejoi eksportimin e miellit në vend nga rajoni, midis të cilëve edhe në Maqedoninë e Veriut, publikoi sot gazeta e Beogradit “Telegrafi serb”.

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq mbrëmë në pres konferencë paralajmëroi se edhe krahas vendimit të përkohshëm të autoriteteve serbe për ndalesë të eksportimit të produkteve themelore ushqimore për shkak të epidemisë së koronavirusit dhe gjendjes së jashtëzakonshme, megjithatë, do t’i përmbushë kërkesat e vendeve në rajon, para së gjithash në Maqedoninë e Veriut, Bosnje e Hercegovinë dhe Malin e Zi, për eksportimin e miellit në ato vende.

Siç shkrua “Telegraf”, qeveria serbe e ka lejuar eksportimin e miellit, siç është konfirmuar edhe në “Gazetën zyrtare” të Serbisë

“Nga vendimi për ndalesë është fshirë artikulli “miell nga gruri”, i cili ndodhej midis 36 artikujve të tjerë, thekson “Telegrafi serb”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button