KPT: Maltretim skandaloz i të burgosurve në Maqedoni

Komiteti për parandalimin e torturës i Këshillit të Evropës (KPT) sot e publikoi raportin pas ad-hok vizitës në Republikën e Maqedonisë në nëntor të vitit 2011, njëjtë si edhe përgjigjen e autoriteteve të Maqedonisë për vërejtjet e KPT-së, njofton korrespondenti i MIA-s nga Strasburgu.

Gjatë vizitës nga viti 2011, delegacioni i KPT-së në veçanti është marrë me kushtet e burgjeve në Idrizovë, për të cilat kishte rekomandime të shumta pas vizitave paraprake. Raporti më i ri i KPT-së nënvizon se aktet e dhunshme nga ana e disa rojtarëve mbi të burgosurit, frikësimi dhe dhuna midis të burgosurve mbeten edhe më tej problem i rëndësishëm. Një problem tjetër janë kushtet e burgjeve, të cilat janë tërësisht të pakënaqshme për numrin më të madh të të burgosurve në këtë burg (si në planin material ashtu edhe në planin e regjimit në burg).

Në raportin e KPT-së theksohet se janë të nevojshme ndryshime radikale që të tejkalohen dobësitë, me ç’rast autoriteteve të Maqedonisë u rekomandohet udhëheqje profesionale me burgjet.

Kur bëhet fjalë për personat të cilët në mënyrë parandaluese janë mbyllur në burgjet në Shkup dhe Tetovë, raporti i përsërit rekomandimet paraprake shumëvjeçare të KPT-së që personat e mbyllur të cilët janë vendosur në qelitë kolektive të kenë të paktën 4m2 hapësirë, si dhe përmirësimin e kushteve materiale. KPT e kritikon gjithashtu edhe regjimin e burgut të cilat të burgosurit i mban nga 23 orë në ditë në qelitë e tyre.

KPT jep edhe rekomandime specifike për mënyrën e sjelljes dhe trajtimin ndaj adoleshentëve të cilët janë të mbyllur në mënyrë parandaluese në burgun në Shkup dhe në qendrën edukativo-ndëshkuese në Tetovë.

Autoritetet e Maqedonisë në përgjigjen e raportit të KPT-së, për të cilin dhanë pëlqim që të publikohet, japin një sërë informacionesh për aksionet të cilat ndërmerren për zbatimin në vepër të rekomandimeve të Komitetit për parandalimin e torturës, veçanërisht masat e ashpra të cilat kanë të bëjnë me personelin e burgut të cilët përdorin fuqi jashtë mase mbi të burgosurit, si dhe për përmirësimin e kushteve materiale në burgjet e vizituara.

Portalb kohë më parë alarmoi për situatën katastrofale në burgjet e Maqedonisë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button