Virusi korona, padi penale për dy dibranë: I kanë hapur lokalet, pavarësisht ndalesës

MPB ka dorëzuar padi penale kundër dy banorëve të Dibrës të cilët nuk i kanë respektuar masat e Qeverisë për mbrojtje nga virusi korona, njofton Portalb.mk.

“Gjendja e sigurisë në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë, ku është shpallur gjendje krize është stabile, ndërkaq ditënatën e fundit ka kaluar qetë pa tubime të qytetarëve në vende publike, shkelje të rendit dhe qetësisë publike, vjedhje dhe aksidente. Edhe më tej janë në fuqi aktivitetet e zyrtarëve policor të cilët janë në pajtueshmëri me planin operativ për punë për kontrollin e objekteve hotelierike (markete, klube nate, sallone fitnesi, bastore), me qëllim që në mënyrë përkatëse të parandalohet shpërndarja dhe shkatërrimi i virusit” thonë nga MPB.

Prej atje thonë se për dy qytetarë kanë dorëzuar padi penale.

“Pas kryerjes së kontrolleve në zonën e qytetit, zyrtarët policor nga Dibra kanë konstatuar se L.O. (42), pronar i një objekti hotelierik dhe B.L. (26) pronar i një internet kafe, të dy nga Dibra nuk i kanë respektuar masat e Qeverisë për ndalesë të punës dhe për këtë ka dorëzuar padi penale kundër tyre”, njoftojnë nga Policia.

Ata shtojnë se në mënyrë të papenguar zbatohen kontrollet e automjete në hyrje të Dibrës dhe Qendër Zhupës, por edhe aktivitetet për furnizim të ushqimit, barnave, mjeteve për higjienë personale dhe nevojave tjera të qytetarëve në dy komunat. Të gjitha personat juridik që bëjnë furnizim duhet që të paraqiten te Shtabi i Krizës në telefonin 046/831051 pas së cilës, automjetet e tyre, me shoqërim policor do të dërgohen në objektet tregtare në dy komuna.

“Rikujtojmë se hyrja është e lejuar vetëm për banorët e komunave, ndërkaq është e pamundësuar, gjegjësisht rreptësisht e ndaluar dalja e qytetarëve të cilët janë brenda dy komunave. Bëjmë apel te qytetarët e dy komunave, por edhe te të gjithë të tjerët që t’i respektojnë rekomandimet e Qeverisë në lidhje me parandalimin dhe shpërndarjen e virusit korona. Të gjithë ata që do t’i shkelin rekomandimet do të sanksionohen sipas nenit 205 dhe 206 të Kodit Penal, i cili parasheh ndëshkim me para dhe me burg”, thonë nga MPB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button