BE dëshiron t’i shokojë duhanpirësit

Industria e duhanit është shqetësuar nga lajmi i djeshëm, pasi BE propozoi korniza më të ashpra ligjore për shitjen e duhanit, me qëllim që të mbrohen konsumatorët. A do ta arrijë kjo efektin e duhur?

“Paramendoni në qoftë se një aeroplan i mbushur me 300 udhëtarë do të rrëzohet. Njerëzit më nuk do të hipnin në aeroplan”, thotë Martina Peçke-Langer nga Qendra gjermane për hulumtime të kancerit, transmeton DW.

Edhe në Maqedoni, në të ardhmen pritet që rreth 75 për qind e kutive të cigareve të jenë të mbuluara me fotografi që paralajmërojnë dëmin të cilin e shkakton duhani.

Në këtë mënyrë, Bashkimi Evropian do të përpiqet ta zvogëlojë numrin e vdekjeve që ndodhin si pasojë e pirjes së duhanit. Në vit, si pasojë e pirjes së duhanit vdesin 700.000 njerëz. Në kutitë e reja do të ketë fotografi të kancerit në mushkëri ose të sëmundjeve në sistemin e gjakut, sëmundje këto të cilat janë më të shpeshta tek duhanpirësit.

“Kutitë e cigareve nuk duhet të duken si kuti të ëmbëlsirave apo si ndonjë prodhim kozmetik. Qëllimi ynë është që të bartim porosi deri te blerësit e duhanit, që ai është shumë i dëmshëm. Duke marrë parasysh  edhe faktin se 70% e duhanpirësve fillojnë të pinë duhan që para moshës 18 vjeçe, qëllimi ynë është me kohë të ndikojmë tek ta”, deklaroi komisari evropian për shëndetësi dhe konsumatorë, Tonio Borg./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button