Jeta në karantinë është më e ndryshme, por nuk do të thotë se është më e keqe

Sociologët dhe psikologët i këshillojnë qytetarët të gjejnë mënyrë se si ta bëjnë jetën në izolilim më cilësore dhe njësoj të mirë si më parë. Megjithatë, është e pritshme që te disa qytetarë ajo të lë pasoja në shëndetin e tyre psikologjik, thonë një pjesë e tyre, njofton REL, transmeton Portalb.mk.

Rreziku i përhapjes së virusit korona dhe pasojat eventuale që do t’i shkaktonte, i ka futur qytetarët ë Maqedonisë së Veriut në karantinë. Rrugët janë të zbrazëta, lëvizja është zvogëluar në minimum, nuk punojnë kopshtet, shkollat, qendrat tregtare, objektet e hoteliere… jeta menjëherë ka marrë një dimension të ndryshëm.

Jeta në vetëizolim ka nxitur kreativitetin te qytetarët e Maqedonisë së Veriut të cilët edhe në këtë krizë, dinë të jenë të mprehtë. Në rrjete sociale qarkullojnë mëmës dhe statuse të cilat në mënyrë të mprehtë e përshkruajnë jetën në karantinë, porosi ka edhe në llogari të kilogramëve të shtuara kur të mbaron karantina, ndërsa disa tallen edhe për pasojat që mund t’i vuajë për disa “jeta harmonike martesore”.

Por, a do të ndikoj dhe si do të ndikoj kjo gjendje në shëndetin psikologjik të qytetarëve?

Nga Ministria e Shëndetësisë veç më kanë siguruar mbështetje psikologjike përmes telefonit, për ata qytetarë dhe grupe të rrezikuara të pacientëve të cilët kanë nevojë për këtë lloj të mbështetjes, mes tyre, mbështetje psikologjike për prindërit e fëmijëve të moshës parashkollore dhe shkollore, mbështetje psikologjike për persona të moshuar në vetëizolim, mbështetje psikologjike për qytetarët e komunës Dibër dhe komunës Qendra Zhupë dhe mbështetje psikologjike për personat e hospitalizuar për shkak të COVID – 19.

Kompetentët thonë se është e pritshme që jeta në izolim të jetë më e ndryshme, por ajo, siç thpnë, nuk do të thotë se është më e keqe.

“Nëse e pranojmë karantinën si diçka që në këtë moment është e rëndësishme që të mbrojmë veten dhe më të afërmit, atëherë do të mund ta pranojmë si diçka që nuk na imponohet dhe nuk  na detyron askush ta bëjmë, por si një marrëveshje e përbashkët se bashkërisht do të bëjmë gjithçka që të lehtësohet situata. Nëse e pranojmë atë si njerëz të përgjegjshëm, atëherë edhe vetë izolimi nuk do të nënkupton se është akt i imponuar që na vështirëson jetës. Nëse unë me vetëdije vendosi të qëndroj në shtëpi, atëherë unë do të mundohem që qëndrimi në shtëpi të jetë i dobishëm në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha psikologja, Mirjana Jovanovska-Stojanovska.

Edhe sociologu, Agron Rustemi, sqaron se vetëizolimi do ta ndryshoj rutinën në mënyrë drastike, ndërsa sipas tij, është e pritshme që t’i godet qytetarët.

“Unë mendoj se kjo do të lë gjurmë veçanërisht te njerëzit që janë në ankth dhe tek ata që nuk din çfarë të bëjnë gjithë ditën në shtëpi. Në këtë moment të ri, njerëzit duhet të ndryshojnë dhe të ndryshojnë mënyrën e jetesës. Ajo mund t’i godet edhe në aspektin sociologjik edhe në atë psikologjik, sepse njerëzit nuk duan ndryshime, për atë frikësohen, veçanërisht nga ajo që nuk e din, si nga virusi në rastin konkret. Për këtë është e nevojshme që sa më shpejtë ta pranojnë ndryshimin dhe të adaptohen në jetën në shtëpi në rrethin familjar”, tha profesori Rustemi nga Universiteti i UEJL-së.

Ai shtoi se jeta në gjendje të jashtëzakonshme mund të dëshmohet edhe e mirë, në drejtim të kohës së kaluar në mënyrë më cilësore me familjen.

“Mund të ndodh që të përmirësohet cilësia e jetës. Njerëzit të kthehen kah familjet dhe vlerat familjare. Por, ajo që më shqetëson është frika që është shumë prezentë te njerëzit, pasiguria dhe frika nga ajo çfarë do të ndodh nesër”, tha Rustemi.

Një pjesë e profesionistëve vlerësojnë se kjo gjendje do ta theksoj anën e mirë dhe solidare te disa njerëz, ndërkaq te të tjerët do ta përforcoj tendencën drejt sjelljen së papërgjejgshme egoiste dhe shoqërore.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button