RMV, u rrit në 76 numri i të sëmurëve me virusin korona

22.00 – Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut lajmëroi se edhe 6 persona të tjerë kanë rezultuar pozitiv në testin për virusin korona, shkruan Portalb.mk. Me këtë numri aktual i të infektuarve shkoi në 76.

“Gjatë ditës, pozitiv në test kanë dalë një çift nga Kavadari, ndërsa testohet edhe një person nga Kavadari që nuk ka lidhje me rastet e tjera” kumton ministria.

Deri më tani kemi të sëmurë nga: Shkupi, Dibra, Gostivari, Ohri, Shtipi dhe Kavadari.

************************
.

15.00- Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në konferencën për shtyp të orës 15:00 njoftoi se janë identifikuar edhe 3 raste të reja me virusin korona, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 70. Ministri konfirmoi gjithashtu se pacientja që u vendos në aparate për frymëmarrje është në gjendje kritike, njofton Portalb.mk.

“Sot janë bërë gjithsej 43 testime, prej të cilëve pozitiv kanë dalë 3 persona, dhe tani numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 70. Njëri paciente ka udhëtuar në Serbi, gjyshja e vajzës 4-vjeçare nga Shtipi ka test pozitiv he një pacient është nga Shkupi”, tha Filipçe.

Të infektuarit janë nga qytetet: Dibra, Shkupi, Gostivari, Shtipi dhe Ohri.

Filipçe paralajmëroi ashpërsim të masave për të parandaluar shpërndarjen e virusit korona, veçmas në qytetet ku ka më shumë të prekur.

Ai shtoi se Maqedonia disponon me 120 aparate për frymëmarrje.

“Në numër prej 1.000, do të duhej të ketë 50 pacientë në aparate për frymëmarrje. Kina gjatë ditës konfirmoi se do të na ndihmojë me 200 aparate. Në lidhje me testimet, gjithsej janë bërë 888 testime dhe disponojmë edhe me 1.400 dhe donacion prej 1.000 teste dhe 300 i kemi në çdo kohë në spitalin Zhan Mitrev”, tha Filipçe.

Ndryshe, për një ditënatë numri i të infektuarve me virusin korona në RMV është rritur për 22, pasi që sot në mëngjes Ministria konfirmoi 19 raste të reja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button