Numri i të vdekurve nga Covid-19 në të gjithë botën tejkalon 10 mijë

Numri i të vdekurve nga koronavirusi (Covid-19) në të gjithë botën ka shkuar në mbi 10 mijë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Faqja e internetit “Worldometer” ku përditësohen të dhënat lidhur me rastet e reja në vendet dhe rajonet ku është përhapur Covid-19, ka përditësuar në 10.048 numrin e personave që kanë vdekur nga Covid-19 në të gjithë botën.

Sipas të dhënave në faqen e internetit thuhet se Italia është renditur si vendi i parë ku “kanë ndodhur më shumë vdekje” nga koronavirusi me 3.405 vdekje.

Ndërsa pas Italisë në vendin e dytë renditet Kina ku është shfaqur epidemia Covid-19 dhe në të cilën janë shënuar 3.248 vdekje.

Ndërkohë që Irani renditet si vendi i tretë me më shumë vdekje ku për shkak të koronavirusit kanë humbur jetën gjithsej 1.284 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button