India vari katër burra për përdhunimin brutal të një vajze në vitin 2012

India vari katër burra, që u dënuan për përdhunimin dhe vrasjen e një vajze në një autobus në Nju Delhi, në vitin 2012.

Sipas mediave lokale, ata u varën mëngjesin e së premtes, në një burg jashtë kryeqytetit.

Këto janë varjet e para në Indi qysh në vitin 2013.

Përdhunimi brutal ka ndodhur më 16 dhjetor të vitit 2012, transmeton REL.

Viktima është identifikuar nga mediat lokale si Nirbhaya, 23 vjeçe.

Studentja e fizioterapisë po shkonte në shtëpi me një mik të sajin, kur sulmuesit e rrahën burrin me një shufër metalike dhe pastaj e përdhunuan gruan, duke përdorur shufrën për t’i shkaktuar asaj plagë të brendshme vdekjeprurëse.

Gjashtë burra janë arrestuar për sulmin.

Njëri prej tyre është gjetur i vdekur në qeli, në mars të vitit 2013, ndërsa një tjetër, i cili në kohën e sulmit ka qenë 17 vjeç, është mbajtur tre vjet në burg, që është koha maksimale e mundshme për një të mitur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button