Virusi korona, të enjteve nuk do të jenë të hapura tregjet në Komunën e Tetovës

Nga dita e sotme, tregjet e hapura dhe të mbyllura në Komunën e Tetovës do të jenë të mbyllura çdo të enjte, kjo është një ndër masat e cila u ndërmor në mbledhjen e dytë të shtabit komunal të emergjencës të kësaj komune, shkruan Portalb.mk.

Përmes disa fotografive të postuara në rrjetin social fejsbuk nga kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, vërtetohet mbyllja e këtyre tregjeve si dhe shpjegohen arsyet e kësaj.

    • Me vendim të Shtabit komunal të emergjencës ditëve të ENJTE do të mbyllen të gjitha tregjet e hapura dhe të mbyllura në territorin e Komunës së Tetovës;
    • Kjo bëhet për shkak se pikërisht këtë ditë është vendosur praktika e ditës së tregut, kur kemi edhe frekuentim të madh të qytetarëve në hapësira të kufizuara, që është në kundërshtim me masat qeveritare për ta luftuar përhapjen e #COVID19;
    • Apelojmë deri tek qytetarët që ta ruajnë distancimin social dhe të mos qëndrojnë në grupe më të mëdha;
    • Bleni vetëm artikujt e nevojshëm dhe mos grumbulloni sasi të mëdha të ushqimeve në shtëpitë e juaja.

Ndryshe, pas mbledhjes së dytë të shtabit komunal të emergjencës së të Komunës së Tetovës ku u ashpërsuan masat preventive për përhapjen e virusit korona në territorin e kësaj komune, një nga masat ishte edhe mbyllja e tregjeve të hapura dhe të mbyllura për ditën e enjte, kur edhe është fluksi më i madh i qytetarëve në këto tregje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button