Negociatori i BE-së për Brexit-in ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit

Negociatori i Bashkimit Evropian (BE) për Brexit-in, Michel Barnier, ka bërë të ditur se ai është testuar pozitiv ndaj koronavirusit të ri, shkruan Anadolu Agency, transmeton Portalb.mk.

“Do të doja t’ju informoj se jam testuar pozitiv ndaj virusit COVID-19. Jam duke ecur mirë dhe me gjendje të mirë. Po ndjek të gjitha udhëzimet e nevojshme, ashtu sikurse edhe ekipi im. Për të gjithë ata që tashmë janë prekur dhe aktualisht janë në izolim, ne do ta kapërcejmë këtë së bashku”, shkroi Barnier në Twitter.

Veçmas, anëtari i Partisë së Gjelbër Gjermane, Cem Özdemir, po ashtu njoftoi në rrjetet sociale se është infektuar nga koronavirusi.

“Jam mirë dhe askush nuk duhet të shqetësohet për mua. Vazhdoni të qëndroni në shtëpi dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve”, shkroi politikani gjerman me origjinë turke.

Koronavirusi i ri, i njohur zyrtarisht si COVID-19, i cili për herë të parë u shfaq në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, bazuar në të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) tani është përhapur në të paktën 164 vende dhe territore.

Sipas të dhënave të mbledhura nga Universiteti John Hopkins në SHBA, nga mbi 219 mijë raste të konfirmuara, numri i vdekjeve aktualisht është rreth 9 mijë, ndërsa mbi 84 mijë janë shëruar.

COVID-19 nuk është fatale në të gjitha rastet dhe një shumicë e madhe e pacientëve shërohen plotësisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button