Filipçe: Edhe në SPQ “8 Shtatori” do të hospitalizohen pacientë me koronavirus

Të gjithë pacientët me koronavirus në vend, gjithsej 48, janë në gjendje stabile. Edhe pacientja që është në makina nuk ka shenja të përkeqësimit. Sot është bërë plan për vendosjen në funksion edhe të një pjese të spitalit “8 Shtatori” për raste të cilat janë të dyshimta ose janë diagnostikuar me korona, ndërsa kanë nevojë për tjetër lloj intervenimi, bëri të ditur sonte ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, njofton MIA.

Filipçe informoi edhe se në Dibër, ku gjendja për momentin është më alarmante, prej nesër do të dërgohen edhe një pulmolog dhe një psikiatër.

“Komision i veçantë i përbërë nga drejtorë të disa klinikave dhe nga përfaqësues të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse e vizituan spitalin ‘8 Shtatori’. U përcaktua rruga e lëvizjes së pacientëve, janë siguruar sallë e veçantë për operacione dhe sallë e posaçme angiografike, Kabinet për diagnostikë dhe një repart i tërë me 22 krevate dhe dy makina për frymëmarrje”, theksoi ministri.

Përsëriti edhe se deri në orën 16 sot, janë regjistruar gjashtë raste të reja të pacientëve me koronavirus ose gjithsej tani 48.

“Në Shtip për herë të parë është diagnostikuar një vajzë e moshës katërvjeçare e cila është infektuar në kopsht në Angli e cila me familjen është kthyer në vend më 14 mars dhe ka qenë në izolim shtëpiak. Në testim janë paraqitur dje, dy ditë pasi vajza i ka ndjerë simptomat e para. Në Dibër janë regjistruar tre raste të reja të koronavirusit, testet janë bërë në kuadër të skriningut. Në Shkup është regjistruar një rast. Edhe në Gostivar është konfirmuar një rast i koronavirusit. Bëhet fjalë për një grua e kthyer nga Zvicra”, tha Filipçe.

Sot, shtoi, është bërë vizitë shtëpiake e të gjithë atyre të cilët janë në mjekim shtëpiak.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button